Ora e fundit, sulm total për Vajushin

 

Armando Vajushi është aktivizuar në edicionin e fundit te skuadra e Avellinos, por kartoni i tij është në pronësi të Pro Verçelit. Gjithsesi shkodrani me shumë gjasa do të ndryshojë ambient sërish këtë merkato, pasi për të janë të interesuara disa ekipe.
Emri i fundit që del në skenë është ai i Breshias, që duket se ka interesim konkret. Më herë, i interesuar për 26-vjeçarin ka qenë dhe Karpi, por Breshia ka ecur më para në tratativa.

Në profilin e menaxheri të Vajushit, Sokol Haxhia, shihet një postim pak orë më parë i cili ka treguar se po punon në zyrat e klubit të Breshias, çka është një sinjal i fortë se destinacioni i ri i mesfushorit do të jetë pikërisht skuadra që drejtohet nga tekniku argjentinas Suazo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *