Optimist për të ardhmen, flet ndihmësi i Rejas: Uljen e pagave e pranuam me kënaqësi, kemi sjellë prurje te Shqipëria

Sergio Porrini ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke qenë pjesë e stafit të Edoardo Rejas në pankinën e Kombëtares shqiptare. Ish-futbollisti i Juventusit dhe trajneri Reja kanë bërë një punë mjaft të mirë deri tani me kuqezinjtë, teksa tashmë i kanë sytë për kualifikueset e ardhshme dhe te Liga e Kombeve, ku fati na bizëqeshi në shortin e hedhur në Amsterdam.

Porrini ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Fan Zone” në “Supersport”, ku ka folur fillimisht për gjendjen aktuale, në të cilën sheh shenja përmirësimi. Krahu i djathë i Rejas tregon se është në kontakt të vazhdueshëm me futbollistët shqiptarë, ndërsa shprehet se uljen e pagës për të ndihmuar futbollin tonë e ka pranuar me shumë kënaqësi.

“Tani situata është më e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë viktima. Fatmirësisht po ulet numri i viktimave. Sa i takon futbollit, duket një situatë më e mirë. Pas 3-4 javësh njerëzit pritet të kenë më shumë liri dhe të nisin me aktivitetet sportive.

Flas me trajnerin Reja dhe me lojtarët, pasi duam ta dimë gjendjen e tyre. Ata kanë marrë udhëzime nga klubet që të stërviten. Po punojnë për të mbajtur gjendjen fizike, që të jenë gati për nisjen e aktivitetit. Për ne është pak e vështirë të organizohemi. Kur nuk ka kampionate, nuk është se kemi çfarë të bëjmë. Normalisht kemi bërë një program.

Po punojmë për të konsoliduar skuadrën. Kemi afruar lojtarë si Selahi dhe Kamberi, apo edhe emra si Bare e Kumbulla.

Paga te Kombëtarja? Të gjithëve na është ulur paga. Reja na ka telefonuar dhe e kemi pranuar me kënaqësi. Të gjithë ishim gati, pasi e dimë situatën dhe kjo është më se normale“, ka thënë Sergio Porrini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online