Një deklaratë që ka bërë jehonë në ditën e sotme ishte ajo e Rudi Vatës. Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, ka pranuar hapur dhe për herë të parë se djali i tij që luan me të rinjtë e Celtic, Roko Vata, nuk do të luajë kurrë me kuqezinjtë dhe është më pranë Irlandës.
Kjo ka shkaktuar një zemërim dhe reagim të madh në ambientin sportiv, duke marrë parasysh që shpeshherë figurën e Rudi Vatës e kemi parë në studio televizive duke gjykuar lojtarët e Shqipërisë. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Erald Selca, një opinionist dhe publicist nga Prishtina, që ka dërguar komentin e tij në redaksinë e “Sport Ekspres”. Në të vihej re qartë zhgënjimi mbi fjalët dhe vendimet e Rudi Vatës.
“Ish-futbollisti kuq e zi , ish-kapiteni ynë, ti po jep shembull të keq duke mos e drejtuar djalin tënd të Kombëtarja jonë e moshave po te Irlanda. Rudi, si mund shesësh mend dhe moral nëpër studiot tona tëlevizive kur ti nuk edukon dot në frymë kombëtare fëmijën tënd.
Ti do duhej ta mësoje me dashurinë ndaj atdheut tonë, e jo për vendet e huaja. A e di se çfarë shembulli të keq po jep ish-kapiten i Kombëtares sonë për të cilin kam pasur respekt dhe emocion të veçantë? A duhet t’i hakëmerret njeriu atdheut? Pse nuk e zgjodhi President Federate ose trajner të Kombëtares kështu!?
Më vjen neveri nga ju Rudi dhe qasja juaj atdhemohuese, të paktën zhdukuni nga studiot tona televizive, i paturp, demagog dhe smirëzi. Rudi, si duket edhe ti aksidentalisht ishe në Kombëtaren tonë”, shkruan Selca. /Sport Ekspres/