Opinion nga Gerti Çarçani/ Ceferin-Duka-Infantino… dhe pleshti i Jorganit

Nga Gerti Çarçani

Pas FIFA-s, edhe UEFA është rikthyer sërish në Tiranë, edhe kësaj radhe për Presidentin Duka. Fillimisht Gianni Infantino, e tashmë edhe Aleksander Ceferin, për ti dhënë spellimin dhe shpjegimin e duhur metaforës së pleshtit me jorganin. Përtej edhe sfidës së fituar me veten për zgjedhjen kurajoze të Tiranës si host-city për finalen e Konferencës, sërish Aleksandër Ceferin evidenton një partnership të hermetizuar me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, një raport që betonon fort, jo Tiranën, por vijimësinë e politikave bashkëpunuese mes institucionit FSHF dhe UEFA-s. Sikundër natyrisht edhe FIFA-s. Mbështetja e pakushtëzuar që artikulon edhe miku i Edi Ramës, presidenti Ceferin ndër rreshta prodhon dhe lexon qartë premisën e fortë të një rrugëtimi tjetër po kaq energjik, përtej kapriçove, dhe ngushtësisht afër kooperimit. Vetë Presidenti Duka, lexohet qartë si një partner strategjik I drejtpërdrejtë me krerët e UEFA e FIFA. E përtej marrëdhënies miqësore e personale, kredibiliteti dhe palëkundshmëria e raporteve të tilla është fotografi e kurbës së angazhimeve, përballë përgjegjësive të kërkuara. Ceferin e Infantino që aktualisht drejtojnë strategjitë e industrisë së rëndë të sportit, futbollit në Europë e Botë, UEFA e FIFA kanë profilizuar një tjetër partner strategjik, duke dhënë mesazhe të qarta për faktorët e bashkëpunimit, karshi aktorëve të aktrimit.

Përtej aspektit protokollar që ndokush mund të mendojë, mesazhet e Ceferin ishin fare të qarta: U kalua një provë me Tiranën që ruajti të paprekshme standartin dhe stekën e vendimmarrjes nga UEFA për të tilla evente finalizuese. E megjithatë, shtuar edhe meritën përkatëse për pjesën e angazhimit të administratës së tij, sërish një faktor politik tejet I ngarkuar edhe në retorikën e ashpër politike, tashmë kërkon sërish të pickojë duke lënë të kuptojë që “hyra vetëm në pit-stop”. Përtej kësaj, zgjedhjet e 15 marsit kanë ulur siparin të paktën edhe 4 vite të tjera diskursi, dhe sërish, kamzhiku I vetëm që ka qenë e ka mbetur presupozohen të jenë Gjykatat. Me dy miq në Tiranë, njërin partner e ministër të Qeverisë së tij (Armandon), dhe tjetrin, bashkëkomunikuesin e vazhdueshëm Kryeministrin Rama në kohën e tërbimit bashkiak, UEFA ka spostuar tërësisht vëmendjen, në aspektin bashkë-kooperues. Pjesa shtet është totalisht e rëndësishme, dhe axhenda tashmë fokusohet në prizmin e një tjetër drejtimi politik, kryesisht mbi futbollin, në rikrijimin e shtratit ligjor dhe atij financiar.

Janë 4 vite të tjera që do të ndryshojnë tërësisht qasjen, në një kohë që ruajtja e energjive fillon nga energjitë e hedhura në eventin e Tiranës. S’ka më kohë për pushim hashtagon shpesh Rama në postimet e tij, në një kohë që futbolli s’ka më kohë për frustrim e shpërdorim politik për asgjë, dhe nga asgjë. Citimet e mëpasme të Veliajt konfirmuan që ai shtrëngim duarsh me Dukën në prezantimin e trofeut në shesh ishte thjesht protokollar, I sforcuar dhe me shumë helm poshtë papionit të kryetarit, për një histori që u hap dhe u mbyll tërësisht vetë nga aktorët dhe faktorët. Infantin e Ceferino janë po kaq mbështetës të palëkundur të jenë protagonistë akoma më shumë të progresit të futbollit në vendin tonë. President Duka në anën tjetër shikon fare qartë që ky 4 vjecar megjithë turbulencën e fortë që pati në fillimet e tij, ka nisur e do të shtrihet ndryshe, në qasje, koncept, strategji, klimë, apo edhe në burime njerëzore.

Si kurrë ndonjë herë më parë Superiorja e futbollit ishte EN-BLOCK në suport të rizgjedhjes së Armand Dukës. Dhe ashtu ndodhi. Tanimë, gjithcka duhet të rinisë aty ku dhe mbeti, te nisma e Ligjit për Sponsorizimin. Në Europë dalin 3 apo 4 skuadra, por 33 të tjera ende nuk janë komodë, për të mos thënë lëngojnë në shtratin e tyre operues financiar, për shkak të mosgjetjes së hapësirave konkrete për të centruar investimin në futboll. Në anën tjetër, projekti 100 fushat qëndron ende I paezuruar tërësisht. E në vend të pleshtave e jorganëve e ku ta di unë, një data-base terrenesh për investim i Tiranës, ofruar nga Veliaj (ai që u ka shpëtuar kullave) do të vlente shumë më tepër se një pezullim, hakërrim, kacafytje karshi partnerit më të ngushtë të Ceferin e Infantinos në Tiranë, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Shpesh trajnerët në futboll thonë për x-lojtar që “nuk i është marrë ende maksimumi”. Ndoshta është e njëjta paralele që, edhe vetë presidentit të futbollit tonë dhe ministrit të Qeverisë Ceferin, ky shtet nuk i ka marrë ende maksimumin. Në shërbim dhe dobi të një tulle më shumë lobimi dhe investimi në futbollin shqiptar. Armand Dukën, e kanë çuar më shumë në Gjykatë (me letra), se sa i kanë kërkuar një biletë për Kombëtaren….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *