Opinion nga Bejdo Malo/ Profesori Pap dhe kukudhi pa argumenta, vendos të bëjë gjithologun

Nga Bejdo Malo

Me shkronja të mëdha dhe në mesin  e cepit të majtë të faqes së parë të gazetës së vetme sportive në vend, një burrë rrondokop, me një kokë të rruar taze thotë se: “Kombëtarja të jetë e pavarur nga Duka(emri i vendosur nga redaksia), presidenti i FSHF, bën orakullin” Ndërsa në faqen e brendshme, diku nga fundi në anën e djathtë të faqes 10, ai thotë: E para dhe kryesorja, (kombëtarja) të marrë pavarësinë nga kreu i federatës, që në çdo rast bën orakullin. Ka disa gazetarë që me kultin që i kanë ngritur atij duke e marrë në intervistë vend e pa vend i bëjnë dem atij vetë. Ekipi kombëtar nuk është pronë  e federatës, por është ekipi i flamurit kombëtar”……dhe vazhdon me disa budallaeqe të tjera ky gjitholog.

Po i marr me radhë gjerat me që ky i ashtuquajtur profesor i gjithësisë, ky njeri që na mbiu në sy me intervistat e tij nëpër televizione i quajtur Pap, vendosi që të flasë dhe për futbollin. Gazetarinë se ka zanat por ky rondokop, kërkon të bëjë gjithologun. Mua më ngjan si një imitim i zbehtë i Tores së rrugës së Kavajës. Këtë e mori si gastor në shpurën e gastorëve që mori Fatos Nano në kabinetin e tij të fundit si kryeministër. Ky ishte i 16-i në listën që Nano mori në kabinetin e tij. Në një darkë gastore Fatos Nano, i tregon një analisti këtë episod. “Mora profesor Pap në kabinet. Tani s’keni ç’më thoni, se marr 16 këshilla për çdo punë që do bëj”.

-Si mendon-ti i tha Nano.

-S’mendoj-i tha analisti.

-Pse, tha Nano.

-Të qaj hallin se si do ti këshillosh ti se për të marrë këshilla nga ata jo vetëm që s’ja vlen të marrësh, por e di mirë që s’merr, sepse janë aqë gastorë sa edhe gjënë më serioze të thonë të bëjnë për të qeshur.

– Po a do të dalë koha ti këshillosh-u mbyll biseda me analistin.

U vërtetua shumë shpejt. Profesori Pap, u bë objekti më gastor nga tre katër çakej që kishte Nano në listën e 16-eçes. Nano e merrte vetëm në dreka e darka që degjeneronin nga humori si ato drekat e darkat tek filmi i Hollivudit për Stalinin. Por profesori si kukudh mbeti personazh medias edhe pse Nano u gremis. Me që përmendi Francën profesori Pap, po i sjellim shembillin më të freskët. Italinë. Presidenti federatës Italiane të futbollit, çdo strukturë e futbollit italian por edhe tërë Qeveria italiane, po merren me kombëtaren. Si ti krijojnë çdo mundësi lehtësim e akses Mancinit, që të kualifikohet nga plejofi. Serinë A, dhe gjithçka po përmbys Presidenti federatës vetëm e vetëm që në mars kur të zhvillohet plejofi të jenë të lirë, dhe sa më pakë të lodhur lojatrët e kombëtares.

Presidenti i Italisë 12 herë e ka thirrur presidentin e federatës duke e quajtur dhe orakull që të kualifilohen. Po prefesori Pap, me qëllim kërkon të errësojë punën e Dukës, kërkon që të fajësojë atë, gazetarët që e marrin në intervistë vend e pa vend, dhe këto i thotë në një intervistë që jep vetë. Sa për atë që ka bërë Duka, për futbollin shqiptar, për kombëtaren është e tepërt ta komentosh. Na ka ngritur në atë lartësi sa flamuri kombëtar që përfaqëson kombëtaren, është valvitur ne mes tl Beogradit, Francës, Hungarisë, e shumë e shumë vendeve të tjera. Duka e bëri Shqipërinë me kampionat , me fusha futbolli me stadiume, me Federatë, me gjashtë skuadra që kalojnë turne evropjane, por dhe kombëtare që sot e respektojnë tërë kombëtaret e Evropës. Vetëm profesori Pap, se dika se shikoka. Futbolli shqiptar është ngritur në elitë. E konsiderojnë si rival të 48 kombëtaret e Evropës. Periudha Duka, bëri tre stadiume unike, në Elbasan, Shkodër e Tiranë, dhe në maj do zbresë në Tiranë finalja e madhe e një kompeticioni evropjan. E mori nga hiçi Duka, o Profesor Kukudhi, dhe dhe e ngjiti në elitë. Ti je nihilist, je egoist, kërkon të bësh shou, të jesh protagonist, pse dhe jo prapavijë e marjonetë e emrave anonimë që duan të konkurojnë përballë Dukës në mars.

Jam shumë i bindur se ti nuk nisesh nga qëllime të sinqerta kur lëshon këtë helm kundër Dukës. Je usta si kukudhi ti. E hedh helmin në momentin kur ta kërkojnë. Duka ka dalë shumë pak në TV, në intervista, janë me masë në momentet e duhura. Të interpretuara  nga ty qënkan të gabuara. Kombëtarja është në rrugë të mbarë se është Duka, kuzhdo tjetër të jetë, edhe ata që do ti, ajo do të shndërrohet si Andora. Nuk gjen menaxher më të mirë se Duka, ai ka një filozofi shumë të qartë se si duhet të jetë futbolli shqiptar. Ka një përvojë shumë të madhe. Është negociator dhe shumë atoritar. Që futbollin shqiptar e kabngritur me sakrifica me mund, na ka bërë që ta presim me kënaqësi, respekt dhe ankth çdo rezultat të kombëtares. Asgjë s’ qëndron nga ato që thotë profesori Pap. I thamë arësyet pse e hedh këtë shashkë në gazetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *