Opinion nga trajneri Ergys Luga për “Sport Ekspres”
Kur vjen puna për talentet në Kombëtare sipas statistikave një pjesë dërrmuese është brumë i kampionatit tonë dhe normalisht kjo tregon një rritje të cilesisë duke futur këtu dhe anën e trajningut shqiptar. Jemi përpara faktit që tashmë kemi fituar një talent i cili me plot meritë nuk është rastësi që luan ne Premier League dhe është i huazuar po në këtë ligë elitare.
Kur vjen puna për talentet tonë i shohim me skepticizëm, por ja që statistikat na tregojnë që nuk qënkan pak. A e dini sa sulmues kanë moshat tona që shënojnë gola në kënde edhe më të vështirë se Broja? Kush punon me moshat e di mirë këtë përgjigje. Mendoj se pjesa që futbolli shqiptar duhet të përparoj më shumë është ana menaxheriale sepse menaxherët janë shumë të pakët. Sot prokurën e menaxherit kërkojnë ta marrin edhe persona që thjesht mund të kenë një njohje sado modeste në klube të caktuara, mendoj që ky fenomen duhet zhdukur.
Pa dashur ti futem kësaj teme sepse nuk më takon dhe nuk është në vazhdën e profesionit tim por mendoj që kemi vend për përmirësim. Këto dy ndeshje të eleminatoreve Kombëtarja tregoi një nga ndeshjet më të mira të dhjetvjecarit të fundit kundër Hungarisë për nga ana kualitative dhe padiskutim që dëmtimet energjitë mentale ishin kundër në humbjen kundër Polonisë. /Sport Ekspres/