Operohet Jashanica, mungon disa javë

“Falënderimi i takon Allahut, operacioni kaloi me sukses”. Kjo është fjalia që ka shkruar Bajram Jashanica në foton e postuar dje në Facebook pas operacionit në gju. Mbrojtësi kosovar është dëmtuar në ndeshjen e kupës me Teutën dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dje në kryeqytet. Ky operacion, që kishte të bënte me fiksimin e kupës së gjurit, kaloi me sukses dhe lojtarit i duhen disa javë që të rikuperohet, rreth një muaj.

Klubi Skënderbeu ka postuar në faqen e vet zyrtare lajmin për operimin e Jashanicës:

“Mbrojtësi bardhekuq, Bajram Jashanica i është nënshtruar sot në mesditë një nderhyrjeje në gju pas dëntimit të pësuar në kupë ndaj Teutës.

Në ndryshim nga çfarë u mendua pas rezonacës së parë, vizita e specializuar, zhvilluar sot në spitalin #Salus detyroi mbrojtësin t’i nënshtrohej ndërhyrjes. Mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të lehtë me artroskopi nga Dr. Ortopedi italian Fausto Zanelli për fiksimin e kupës së gjurit. Faza rikuperuese pas ndërhyrjes do të zgjasë 6 javë.

Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ i uron Jashanicës rikthim të shpejtë në fushën e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online