Onuh: Tani e tutje shihet Tomori i vërtetë

Sulmuesi nigerian i beratasve e vlerëson paraqitjen e pjesës së parë të sezonit dhe ka një mesazh për Tiranën

Edi Spahiu

Skuadra e Tomorit është duke shijuar pushimet e marra për festat e fundvitit, ndërsa stafi teknik i kryesuar nga Gersi Arbëri po mendon për pjesën e dytë të sezonit. Mes futbollistëve ka një dëshirë shumë të madhe, që me rastin e rikthimit në shtëpi, Tomori të provojë se sa i fortë është përpara sportdashësve të tij, duke kërkuar që të fitojë edhe një bast për të sfiduar Tiranën kryesuese, që i mposhti në ndeshjen e shtëpisë në fazën e parë në Kuçovë.

ONUH
Sulmuesi nigerian, i cili erdhi në verë te beratasit pas një eksperience te Burreli, në një prononcim për “Sport Ekspres”, krahas përmbledhjes që i bën paraqitjes së skuadrës, ka dhe një mesazh përsa i përket gjysmës së dytë të sezonit. “Do ta vlerësoj si shumë pozitive paraqitjen e deritanishme të Tomorit. Kjo dëshmohet më së shumti edhe me katër fitoret në transfertë, që duam apo s’duam janë një tregues shumë pozitiv dhe që flasin për punën dhe suksesin e skuadrës. Po të kishim luajtur në Berat do të ishim padiskutim në një nga dy vendet e para”, thotë Onuh fillimisht, ndërsa më tej flet për paraqitjet e tij. “Në planin personal kam një kënaqësi të madhe, sepse jam prezantuar denjësisht si në lojë ashtu edhe me gola. Fakti që jam sulmuesi kryesor i një skuadre të njohur dhe me tradita, jo vetëm që më bën të ndihem mirë dhe shumë i vlerësuar, por edhe më shton detyrimin për të dhënë akoma më shumë për këtë skuadër dhe tifozerinë beratase. Besoj se në fazën e tretë do të duket Tomori i vërtetë, pasi duke luajtur në Berat do të jemi akoma më të fortë. Këtu do të kemi rastin edhe për t’u matur si të barabartë me Tiranën, të cilës do t’ia vështirësojmë shumë rrugën për në Superiore. Në fund ne patjetër që do ta mbyllim në tre vendet e para të grupit”, ka përfunduar prononcimin e tij nigeriani i Tomorit.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online