Olsi Rama pas derbit: Nuk e dija për banderolën e Tiranës, Solomonin e kam ndjekur në Beograd

Partizani ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës në derbin e javës së gjashtë të Superiores. Pas këtij takimi dhe emocioneve që ka dhuruar kjo përballje, drejtori sportiv i të kuqëve, Olsi Rama, është shfaqur i qetë.

Në një intervistë për “Supersport”, Rama është shprehur se nuk kishte njohuri për të drejtën e klubit të Partizanit, për të mos nisur lojën derisa të uleshin banderolat e Tiranës. “Unë kam shumë durim dhe e di se gjërat e mira duan kohën e tyre. Presidenti Demi nuk është se ka pasur problem me rezultatet. Kampionati është i vështirë dhe ka shumë hapa fals. Ne duam që të shohim lojën e mirë te Partizani dhe duam të rrisim cilësinë te ky ekip, pasi kemi qenë kampion.

Tani duam që të rrisim cilësinë që të jemi në Europë edhe më mirë se çfarë kemi qenë më parë. Një stadium i tejmbushur, e bënte një ndeshje pikante. Partizani është ndihmuar nga stërvitja e bërë dhe cilësia. Solomon e kam ndjekur në fillimet e mia, e kam ndjekur në Beograd kur luante me Partizanin e Beogradit. E kemi kërkuar edhe vjet, por u bind dhe erdhi vetë kur pa se jemi një klub me potencial. Nuk flas si përfaqësues i LSI-së, shikoj gardhin tim, të shpisë time, jo tek të tjerët. Nuk e dija se mund të kishim të drejtën për të mos nisur loja pa u ulur banderola e Tiranës. Ishte shumë e shëmtuar”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online