Olsi Rama ka një thirrje: Tifozët e tjerë të marrin shembull nga Partizani, jemi më “Fair-Play”

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, ka folur në lidhje me derbin e zhvilluar mes Tiranës dhe Partizanit. Kështu, sipas Ramës të gjithë grupimet e tifozëve të Superiores duhet të marrin shembull nga të kuqtë. Kjo pasi i cilëson si sportdashësit më të zjarrtë dhe më “Fair-Play” në Superiore:

“Unë jam krenar për tifozët e Partizanit, pasi janë më të zjarrtët dhe më “Fair-Play”. Do të doja që si tifozët e Partizanët të ishin edhe të tjerë, që ta merrnin si një model. Tirana duhet të jetë krenare për ata tifozë që i mbushin stadiumin, jo ata të tjerët që kanë bërë ato veprime. Unë u gëzova shumë kur pash stadiumin plot, nuk ka rëndësi ngjyra, pasi pjesa më e madhe ishin bardheblu. Por ne për këtë stadium të tejmbushur punojmë”, ka thënë Olsi Rama. /Sport Ekspres/