Nga Shqipëria në Belgjikë, një sezon në Republikën Çeke dhe tashmë një sezon i shkëlqyer të Zulte.
Pitër Olajinka nuk e pati të lehtë të “pushtonte” Belgjikën, por tashmë ia ka dalë mbanë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut shkoi te Genti, por në Çeki fitoi eksperiencë në huazim, ashtu si këtë vit të Zulte.
Sot Zulte fitoi 2-0 në Lokeren dhe Olajinka shënoi golin e dytë të ndeshjes. Goli i tetë personal këtë sezon, gjithnjë titullar dhe Olajinka është gati, sezoni i ardhshëm do të jetë ai i “gradimit” për nigerianin, sepse do të kthehet te Gent dhe në moshën 22-vjeçare është gati të luajë titullar e të tregojë sa vlen në një ekip pretendent.