Tre ndeshjet e fituara në kampionatin italian deri tani nga zikaltrit që drejtohen nga Antonio Conte, kishin sjellë entuziazëm të madh te Interi. Por mjafton rikthimi në “Champions League”, për t’u kthyer në realitet.
Nuk ka ëndrra të bukura që zgjasin shumë për zikaltrit dhe për këtë mendon Peter Olainka, që disa kohë më parë ishte pjesë e Superiores. Ky do të ishte njeriu që shënoi golin e parë në barazimin me rezultatin 1-1 ndaj Interit. Skuadra italiane do të barazonte në minutat shtesë me Barelan, duke festuar edhe për këtë pikë të marrë, pasi me mënyrën sesi shkoi loja, mund të dilnin edhe pa pikë.
Por miqtë nuk kanë vjedhur asgjë, pasi luajtën si të barabartë në transfertë mes të barabartëve sa i përket numrit të lojtarëve në fushë. Kjo ndeshje ishte më e lehta dhe që nuk duhej marrë në konsideratë nga Interi, por pas këtij barazimi duhet të përgatitet edhe për kundërshtarët si Barcelona dhe Dortmund. /Sport Ekspres/
Olayinka pic.twitter.com/8nAQEQ6HjL
— The ?ó?ò?í ????á??? (@Toyosi4layan) September 17, 2019