Tirana ka shkatërruar Partizanin në derbin e kryeqytetit. Plot pesë gola në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha janë vërtet shumë, aq më tepër në një ndeshje si kjo. Por i pesti do të ishte një perlë e vërtetë, aq sa edhe vetë lojtarët bardheblu nuk po u besonin syve.
Nëse ndeshjen e fundit do të ishte Batha ai që bëri një ekzekutim fantastik të goditjes së dënimit, sot po i tillë do të ishte sërish ekzekutimi, por me ndryshimin e autorit. Talenti bardheblu, Ernest Muçi shënon dopietën në minutën e parë shtesë, teksa nga goditja e dënimit ka gjetur trekëndëshin e portës kundërshtare. Një gol i tillë patjetër i ka lënë të pafuqishëm kundërshtarët e Partizanit, ndërsa epik ishte reagimi i Kalesë dhe stolit të Tiranës. Gjestet e tyre dhe shprehia e fytyrës tregonte sikur donte të thoshte se fitorja me rivalët e përjetshëm kishte kaluar në një stad tjetër./Sport Ekspres/