Vedat Muriqi është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës për t’u përgatitur për ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Mirëpo moti nuk është treguar i mirë me ta, teksa temperaturat janë të ulëta në Prishtinë. I ftohti vihet re menjëherë nga Muriqi, të cilit nis që tani t’i mungojë Spanja me motin e saj të ngrohtë.
“Oh Majorkë të hëngsha loçkën”, është dëgjuar të shprehet “pirati” në momentin që hyn në fushë për të realizuar seancën stërvitore. Me gjestet e tij Muriqi lë qartë të kuptohet se sa shumë po e ndjen të ftohtin në Kosovë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? @MuriqiVedat: "Oh #Mallorca ta hongsha loçkën"
This is how much Vedat is missing Mallorca despite being in ??Prishtina..due to recent cold weather.
Excuse us for finding it impossible to translate the original quote. ??
? @KohavisionKTV pic.twitter.com/wVsNA7EO5C
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) September 19, 2022