Ofertë tunduese, Arapi pranë firmës në Superligën turke

Renato Arapi me shumë mundësi do të vijojë të qëndrojë në Turqi. Mbrojtësi është aktivizuar prej 2 edicionesh me Bolusporin në ligën e dytë, por tani është lojtar i lirë. Ashtu siç mësohet, agjenti i tij ka arritur akordin me dy skuadra në ligën e dytë turke, por dëshira e mbrojtësit është që të aktivizohet në elitën e futbollit turk. Në këtë pikë nuk kanë munguar as ofertat konkrete.

Antaliaspori ka shfaqur interes për shërbimet e 32-vjeçarit dhe bisedimet kanë nisur. Palët janë shumë pranë një akordi, pasi dhe klubi duket se e pëlqen durrsakun dhe nuk do të ketë shumë shpenzime për ta afruar në skuadër. Sa i përket detajave financiare, Arapi pritet që të përfitojë të njëjtën shifër sa dhe tek Boluspori.

Antaliaspor është skuadra ku së fundmi është aktivizuar dhe Samuel Eto. Në janar kamerunasi u largua te Konjaspori, pasi është vendosur që të mos vijohet me shpenzime të çmendura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *