Hamdi Salihi ka marrë një ofertë joshëse nga ish-ylli i tij në Austri, Ried, por ka refuzuar.
Mediat në Austri raportojnë se sulmuesi shkodran i ka thënë “jo” një ofertë financiare mjaft të rëndësishme, duke preferuar të qëndrojë në Vjenë.
Drejtori sportiv i Riedit Frenki Shimer ka shpjeguar: “U përpoqëm jashtëzakonisht për ta kryer këtë transferim dhe patëm bisedime intensive me Salihin, por fatkeqësisht ai anuloi gjithçka në fundjavë, për arsye familjare. Mund të kishim kënaqur kërkesat financiare të sulmuesit, por nuk ishte aty problemi. Tashmë na duhet një sulmues, do të presim me qetësi deri në fund të verës”.
Salihi shënoi 22 gola sezonin e shkuar, duke ndihmuar Viner Nojshtatin të shkonte në play-off dhe duke lënë pas pikërisht Riedin.
Të Riedi luante sulmuesi tjetër më i mirë i divizionit të dytë austriak, 25-vjeçari Çabi, i cili shënoi 22 gola, si Salihi, çka i vlejtën transferimin në Ligën e dytë turke te Gazishehir Gaziantep.