Oferta e mirë mbërrin për Arbër Hoxhën, e kërkon ekipi që luan në Serinë A

Arbër Hoxha po kalon një moment të vështirë te Dinamo Zagreb. Pavarësisht se e nisi sezonin me marsh të pestë, sulmuesi shqiptar nuk ka gjetur minuta aktivizimi.

Pengu më i madh do të jetë mungesa e Champions League, teksa në asnjë rast lojtari ynë nuk e ka nisur si titullar.

Por sërish oferta të mira kanë mbërritur për të, duke parë potencialin e madh që ka. Sipas mediave italiane Lecce ka shprehur interesim konkret për Arbër Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. /Sport Ekspres/