Ofendoi lojtarët me origjinë afrikane të Francës, Armando Broja mban qëndrim me argjentinasin e Chelsea-t

Lojtarët e Argjentinës kanë bërë xhiron e mediave për shkak të mënyrës se si festuan pas fitores së Kupës së Amerikës. “Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Mamaja e tyre është nga Kameruni, babai nga Nigeria, por pasaporta thotë francez”, janë fjalët e dëgjuara në këngën e Kombëtares bardheblu.

Pjesë e grupit ishte edhe Enzo Fernandezi, i cili ka marrë edhe reagimin nga shokët e tij të skuadrës te Chelsea. Plot 10 futbollistë të bluve të Londrës kanë vendosur të mos e ndjekin më në rrjetin social “Instagram”. Pjesë e tyre është edhe Armando Broja, i cili duket se mban qendrim në mbrojtje të lojtarëve me origjinë afrikane që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Francën. Fofana, Badiashille, Disasi, Gusto, Nkunku, Ugochukwu, Sarr, Fofana dhe Lavia janë lojtarët e tjerë që kanë kryer të njëjtin veprim si Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/