Inzagi nuk jep asnjëherë shpjegim sa i përket humbjeve dhe zhgënjimeve të Interit në kampionat. Nëse flitet për suksesin e zikaltërve në Champions League, trajneri nuk ngurron që t’i thotë kritikëve që të heshtin. Këtë herë Inzagi është kthyer në qesharak me deklaratën e tij duke u shprehur se kundërshtarët kanë gjithmonë portierin si lojtar të ndeshjes kur luajnë me Interin.
“Kjo ndeshje me Monzën ishte një fotokopje e asaj kundër Fiorentinës dhe Salernitanës. Jemi të zhgënjyer, por nuk është e vërtetë që nuk e kemi mendjen te kampionati, skuadra e dinte se sa rëndësi kishte kjo ndeshje. Nuk është rastësi që gjejmë Di Gregorio. Ochoa, Dragoëski dhe Terracciano të cilët janë gjithmonë më të mirët në fushë dhe zgjidhen lojtari i ndeshjes te kundërshtari kur luajnë kundër Interit”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/