“O Shalë jam Kacbufi”, ish-lojtari i Besës tregon momentet qesharake: I ngatërroja emrat lojtarëve, kemi shkuar në kufi pa pasaportë

Pas një viti me ekipin e Besës së Kavajës, Ardian Shaljani është transferuar në elitën e Kosovës në skuadrën e Ferizajit. Lojtari shqiptar ka bërë mjaft mirë te këta të fundit, duke forcuar edhe pozitat e tij në ekip. Megjithatë ofertat për të nuk mungojnë dhe vetë mbrojtësi nuk e largon mundësinë për t’u rikthyer sërish në kampionatin shqiptar.

Futbollisti 20-vjeçar e ka bërë vetë të ditur këtë fakt në një intervistë për gazetën “Sheshi”. Shaljani gjithashtu ka rrëfyer edhe momente gazmore që e kanë shoqëruar në eksperiencën e tij te Besa në Kategorinë e Parë. Lojtari i Ferizajit tregon se në një takim me 19-vjeçarët e skuadrës kavajase, gjatë gjithë ndeshjes ka ngatërruar emrat e dy bashkëlojtarëve të tij. Një episod ky që në fund ka shkaktuar të qeshura te e gjithë skuadra.

“Ofertat nuk më kanë munguar as gjatë dimrit. Ekzistojnë mundësitë që të rikthehem sërish në Shqipëri, apo edhe në ndonjë kampionat tjetër. Aktualisht jam duke menduar vetëm për arritjen e objektivave me Ferizajn.

Momente interesante? Kur isha te Besa e Kavajës më ftuan për të ju ndihmuar 19 vjeçarëve në kampionatin e tyre në një ndeshje kampionale. Gjatë tërë ndeshjes e kam thirrur bashkëlojtarin tim në emrin e një bashkëlojtari tjetër. Gjatë gjithë kohës e thërrisja “O Bufas, o Bufas”, ndërkohë që ai mu kthye njëherë duke qeshur “O Shalë, jam Kacbufi dhe jo Bufasi”. Pastaj filluan të qeshnin e gjithë skuadra.

Një tjetër moment interesant te Besa e Kavajës ishte ai me mikun tim më të mire Bler Thaçin, i cili kishte harruar portofolin në hotel dhe duke u kthyer në Kosovë gjatë rrugës ai e kuptoi që nuk kishte as kartën e indentitetit, as biletën e autobusit dhe asgjë tjetër. Kompania e autobusit bëri çmos për ta kaluar kufirin, pasi në të kundërtën ai do të kthehej prapa”, ka thënë Ardian Shaljani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online