“O nëna ime si luajnë futboll ata”, Casemiro i mahnitur nga skemat e Pep Guardiolës dhe loja e Manchester City

Reali i Madridit ka realizuar një tjetër përmbysje fantastike në Champions League, duke eliminuar kështu Manchester City-n në gjysmëfinale. Casemiro ka folur për mikrofonin e “Movistar”-it pas sfidës, ku ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për mbërritjen deri në finale të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

“Përmbysjet? Kështu është ky klub. Kyçi, fraza kyçe e tij është: ‘Deri në fund të shkojmë Mbretëror’. Duhet të jemi të kënaqur dhe të lumtur, kemi eliminuar një ekip të madh me një trajner të madh… O nëna ime, si luajnë futboll. Kjo është për njerëzit më shumë se çdo gjë tjetër. Po kënaqemi tani”, ka deklaruar Casemiro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *