Numri i biletave të shitura për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji ka njohur rritje të madhe. Deri në mesditë, numri i tyre kishte arritur rreth 7200. Por me kalimin e orëve, ku si zakonisht në ato të fundit ka rritje më të madhe për shkak se shumë tifozë zgjedhin blerjen e tyre pak para ndeshjes, numri është rritur ndjeshëm.
Rreth 10.000 bileta janë shitur për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Paraqitja e fundit ndaj Spanjës dhe vetë yjet e Kombëtares e kanë zgjuar së tepërmi interesimin e tifozëve për të mos humbur një miqësore edhe ndaj një rivali me emër jo shumë të njohur. /Sport Ekspres/