“Nuk vendoset me një ndeshje si vjet”, Edi Martini flet para ndeshjes në “Champions League”: Kallaku dhe Seferi…

Teuta do të përballet kundër Sherif Tiraspolit në turin e parë të “Champions League”. Durrsakët janë përforcuar së tepërmi duke marrë Taulant Seferin për ndeshjet e Europës, ndërsa së fundmi është konfirmuar edhe rikthimi i Sherif Kallakut për gjashtë muaj. Duke ditur më së miri faktin se Sherifi vjen si favorit në këtë përballje, trajneri Edi Martini ka kujtuar në konferencën për shtyp se nuk do të jetë e njëjta situatë si në vitin e shkuar ku kualifikimi vendosej me një ndeshje.

“Normalisht që në letër janë më mirë se ne, kanë buxhet shumë herë më të lartë se ne. Jemi në një pikë që pavarësisht se nuk jemi të favorizuar, mund të arrijmë më të mirën. Sigurisht është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është sikur vjet që ishte me një takim dhe luanim në shtëpi.

Kallaku dhe Seferi? Çdo gjë do kohën e vet, jemi të vetëdijshëm. Seferi është një lojtar që vrapon shumë dhe na ndihmon në të dyja fazat, në mbrojtje e sulm. Është një lojtar me eksperiencë, pasi vjen nga kombëtarja. Lojtarët që vijnë nga kombëtarja kanë treguar se përshtaten shpejt. Kallaku është një lojtar që deri vjet ka qenë i joni, kështu që nuk është ndonjë problem i madh, pasi 80 për qind e ekipit është po ai. Shpresoj të jenë në maksimumin e gjendjes së tyre”, tha Martini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online