4 gjyqtarë nga Kosova ishin zgjedhur për të arbitruar një ndeshje kryesore në kampionatin U-21, aty ku do të luhej sfida mes Kazakistanit dhe dhe Ishujve Faroe. Arbitri kryesor Visar Kastrati do të asistohej nga Edmond Zeqiri, Besnik Morina dhe Burim Jahmurataj, ku edhe pas një testimi për COVID-19 kishin rezultuar negativ. Gazeta “Sheshi” deklaron se pavarësisht se plotësonin të gjitha kushtet, gjyqtarët nuk arritën të niseshin për Kazakistan, pasi patën një problem në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Arsyeja kryesore që udhëtimi i tyre u anullua ishte që piloti i avionit e kishte të pamundur për të fluturuar për shkak të një mjegulle të madhe. Edhe pse u bë çdo përpjekje e mundshme për të kompletuar udhëtimin, zgjidhja nuk u arrit. Por problemi qëndron më shumë se kaq. UEFA i ka zëvendësuar arbitrat shqiptarë me 1 serb dhe 3 të Kazakistanit. Kjo mënyrë e të zgjedhurit është e pazakontë, pasi në rregulloren e futbollit nuk lejohet që arbitrat të jenë me origjinë të njërës prej Kombëtareve që luan në fushë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/