E fundit/ Elseid Hysaj humb “finalen” me Bjellorusinë, rezulton pozitiv me Covid-19

Fati i keq e ka përndjekur Elseid Hysajn dhe Kombëtaren shqiptare. Në momentin kur jemi në prag të ndeshjes më të rëndësishme në Ligën e Kombeve, rezultati i së cilës do të vulosë edhe fatin e grupit, kuqezinjtë humbasin një prej lojtarëve më të rëndësishëm. FSHF ka njoftuar pak minuta më parë se Elseid Hysaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Futbollisti i Napolit është karantinuar menjëherë pasi mësoi përgjigjen e tamponit, ndërsa mësohet se do të qendrojë i izoluar në Shqipëri deri në momentin kur të largojë virusin nga trupi i tij. Ndërkohë bëhet me dije se pjesa tjetër e lojtarëve dhe e stafit teknik të Kombëtares ka rezultuar negativë në testin e bërë mëngjesin e sotëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online