Ish-mbrojtësi i Manchester City, Michah Richards, që tanimë komenton ndeshjet e Premier League, është ndalur për herë të dytë te Armando Broja. Pasi ka ndjekur ndeshjen mes Manchester United-Southampton, Richards nënvizon se sulmuesi shqiptar “u tall” edhe me Varane me driblimet e tij.
“Broja, unë e di që e kemi prekur këtë temë dhe më herët. Por nuk u tall vetëm me Maguire, por u tall edhe me Varane në të njëjtën kohë. Nuk arrij dot ta logjikojë për dikë që është kaq i ri në moshë”, tha Michah Richards. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/