Armando Sadiku u largua pas vetëm pak muajsh nga radhët e Bolivarit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe shpjegimin e tij përse ndodhi ndarja me klubin nga Amerika e Jugut dhe mospërshtatja me kushtet atmosferike dhe futbollin vendas kanë qenë motivi përse ka vendosur të ndërpresë përpara kohe kontratën e tij.
“E vërteta është, lartësia ndikoi shumë, unë kurrë nuk u adaptova këtu. Të gjitha gjërat e këqija më kanë ndodhur. U sëmura. Asnjëherë nuk jam përshtatur 100%. Prandaj më vjen keq. Bolívar është një klub i madh dhe shpresoj që ata të fitojnë. Unë gjithmonë do ta mbaj në zemrën time”, ka thënë Armando Sadiku.
Ndërkohë nga ana tjetër, drejtori sportiv është shprehur pak ditë më parë se ndihet përgjegjës për merkaton e bërë dhe se I vjen turp kur sheh paraqitjet në fushën e lojës. Gjithashtu Recio ka kritikuar rëndë ekipin, teksa shprehet se edhe skuadra e femrave luan më mirë se ta.
“Ne jemi të vetëdijshëm që me mburojën nuk do të fitojmë askënd ose vendosim më shumë entuziazëm dhe qëndrim sesa ajo që po bëjmë ose në fund të sezonit do të jetë shumë e vështirë. Ekipi i grave (i Bolívar) hedh shumë më shumë vezë dhe shumë më shumë futboll se ne. Lojtarët, kostumet, unë ndjehem i përgjegjshëm dhe ndihem i turpëruar shumë herë për ato që shoh në fushën e lojës. Është një realitet, shpresoj që të gjithë të rishikojmë dhe të marrim masa”, ka thënë Recio./Sport Ekspres/