Nuk trajnohet dot nga legjenda Xavi, Grezda mund të transferohet vetëm në Australi

Ai incident i ndodhur në ndeshjen e të rinjëve për Eros Grezdën, që i ka pështyrë kundërshtarit, mbylli çdo derë të mundshme që mund të ishte sadopak e hapur për sulmuesin shqiptar. Megjithëse trajneri Gerrard doli në një tjetër deklaratë për të thënë se nuk kishte vendosur përjashtimin përfundimtar të Grezdës, nga ana tjetër pranoi se po shihte edhe mundësinë e një largimi të mundshëm.

Sido që të shkojë situata, ajo që mund të arrijë më shumë legjionari i Kombëtares te Rangersi, është që të luajë për rezervat dhe të rinjtë. Kjo pasi te skocezët janë shumë lojtarë klasi dhe që po luftojnë për vendin e parë në këtë sezon.

Tifozët i ka kundër gjithashtu sulmuesi shqiptar, pasi kanë dëgjuar më së shumti për skandale sesa për veprat e bëra në fushën e lojës. Në këtë situatë, u përfol nga media se dy ishin rrugët e Grezdës: “Largim në Katar ose Australi”.

Nëse do të largohej në Katar, do të ndodhte vetëm për Al Saddin dhe Al Rayyan. Al Saddi drejtohet nga legjenda e futbollit europian, Xavi, por kjo pistë u mbyll përfundimisht. Kjo pasi merkato në këtë vend mbyllej në datën 30 shtator dhe nuk erdhi asnjë zyrtarizim.

Tashmë mbetet rruga e fundit ajo e largimit në Australi, pikërisht atje ku gjendet edhe Migjen Basha pas largimit nga Arisi, pasi atje transferimet mbyllen në datën 15 tetor. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online