“Nuk shkoj dot as në supermarket”, Lionel Mesi i mërzitur: Ndonjëherë dua të jem i panjohur

Lionel Mesi ka shkruajtur historinë në futboll dhe po vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. 6 herë fituesi i Topit të Artë është një nga personat më të përfolur në media dhe për këtë arsye e ka mjaft të vështirë të dalë në rrugë i vetëm, pasi mijëra mbështetës kërkojnë të marin autograf prej tij ose të bëjnë një foto me të.

Argjentinasi u shpreh në një intervistë se ndonjëherë do të preferonte të ishte i panjohur dhe të kishte një ditë të qetë, ku mund të shkonte në supermarket. “E di që jam i privilegjuar sepse kam patur çdo në jetë, por më besoni që ndonjëherë dua të jem i panjohur. Nuk shkoj dot as në supermarket. Dua të kem mundësinë të shkoj i vetëm në kinema ose restorant. Është e pamundur, sapo bën një hap shoh me mijëra fansa dhe paparacë.”- u shpreh Lionel Mesi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *