“Nuk rrinte në një vend, e nuhat topin”! Mediat në Azerbajxhan vlerësojnë Redon Xhixhën për debutimin në Europë: Do fitojë dashurinë e tifozëve

Redon Xhixha ka debutuar në Conference League me Qarabag. Sulmuesi shqiptar luajti për disa minuta kundër Gent, teksa traversa do t’i mohonte golin e parë. Vlerësimet ishin pozitive për ish-futbollistin e Tiranës. Media “Sportinfo.az” është e sigurt se ky lojtar e fiton dashurinë e tifozëve.

“Ishte në fushë për 15-20 minuta, nuk humbi kohë, doli dy herë në qendër të vëmendjes. Në një rast gjuajtja e tij goditi traversën. I mungon eksperienca në Europë, por të kujton edhe Reynaldon. Do të fitojë dashurinë e tifozëve të Qarabag po aq sa sulmuesi braziliani. Nuk rri në një vend, e nuhat topin nga larg dhe i afrohet portës”, shkruhet në media. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *