Lecce po kërkon që të zgjerojë më shumë listën me futbollistë të Shqipërisë. Kjo skuadër është interesuar për të marrë në ekip edhe Elseid Hysajn. Megjithatë mbrojtësi shkodran duket se nuk ka shanse për të mbërritur te Lecce.
Arsyeja e vetme është rroga e lartë e shqiptarit dhe mundësia e vetme e transferimit për të duket të jetë Arabia Saudite, i vetmi vend që i plotëson kushtet. Ndërkohë Lacio është i interesuar për shërbimet e Medon Berishës, por sipas mediave italiane, edhe sikur Medon Berisha të futet në paketë, transferimi i Hysajt nuk do të kryhet pasi problemi qëndron mbi rrogën dhe jo mbi çmimin e kartonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/