Nuk po mbahej më një ndeshje e drejtë! Kroacia bën lëvizjen drastike, merr arbitra të huaj për ekipet që duan titullin kampion

Federata e Futbollit të Kroacisë ka vendosur që të gjitha derbit në kampionatin e këtij vendi deri në fund të sezonit të gjykohen nga arbitra të huaj. Shkak konkret i këtij vendimi ishte skandali rreth rrjedhjes së incizimeve nga dhomat VAR, ku vihej re mungesa e drejtësisë.

Tre klube po luftojnë për titullin në Kroaci. Rijeka është në krye me 59 pikë, e ndjekur nga Hajduk me 55, ndërsa Dinamo është e treta me 54 pikë, ndërsa këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Duelet mes këtyre tri skuadrave do të drejtohen nga të huajt, ndaj duke filluar që në përballjen e radhës, ndeshjen mes Hajdukut dhe Dinamos do ta drejtojë gjermani Daniel Siebert. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/