Olsi Rama është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Gjatë transmetimit është prekur edhe tema e diskutimeve mbi arbitrat. Partizani është një nga ekipet që e ka ngritur shqetësimin për mënyrën sesi mbahet drejtësia sportive, shpeshherë edhe duke e tejkaluar limitin. Por Olsi Rama ka bërë një “mea culpa” duke i kërkuar edhe palëve të tjera që t’i ndihmojmë sa më tepër.
“Arbitrimi? Është në nivelin e këtij sezoni të Superiores. Ka pasur problemet e veta, por nëse deri në fund do të ketë gabime të balancuara kudo mes ekipeve, jemi dakort. Pra në fund nuk duhet të ketë palë që të qahen. Ne duhet t’u japim një dorë edhe arbitrave me mënyrën sesi i komentojmë ata, nuk po e bëjmë deri tani.
Duhet t’i japim një dorë siç ishte arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu. I vetmi shqetësim që dua të ngre është vonesa në marrjen e vendimit në VAR. Thjesht duhet të jetë më e shpejt pasi “ftohen” lojtarët dhe ndikon në ritmin e ndeshjes. Unë komentet e ashpra për ta i kam dhënë për një arsye.
Jam drejtori i Partizanit dhe sigurisht kur shoh që ka gabime dhe skuadra nuk po merr atë që jep në fushë, duhet të dalë me “gjoksin përpara” për të ngritur disa shqetësime edhe duke e tejkaluar normën time. Nuk lëviz Daja nga Partizani? Ne si fillim i urojmë shëndet, se mund të sëmuret edhe nuk vazhdon dot pastaj(qesh). E gjitha është në dorën e vetë Dajës”, tha Rama. /Sprot Ekspres/