Nuk po e pyet më Igli Taren, drejtori shqiptar ka përplasje të forta me presidentin e Lacios

Viti 2021 ka nisur ashtu siç edhe u mbyll ai që lamë pas tek Lacio, teksa vetëm për festë që nuk mund të flitej. Përplasje të shumta kanë ardhur brenda kryesisë së lacialëve teksa presidenti Lotito nuk ka kursyer as Igli Taren. Drejtori sportiv shqiptar është vlerësuar në gjithë këto vite për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në Itali, duke gjetur lojtarë që bliheshin për shifra qesharake dhe përfundonin si një thesar i madh për Lacion.

Por për faktin se lëvizjet e fundit nuk kanë qenë të goditura nga Tare, Lotito nuk i ka kursyer kritikat. Ndërkohë në këto ditë ka ardhur një tjetër konfortim mes tyre ku tonet janë ngritur, teksa drejtori sportiv e sheh veten si të panevojshëm në klub. Kjo pasi Lotito po ndërhyn direkt për të bërë disa lëvizje në merkaton e janarit, pa dijeninë e aprovimin e Igli Tares. Për këtë arsye marrëdhënia është krisur dhe priten zhvillime të reja nga klubi I Lacios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *