“Nuk po e ekzagjeroj, është film horror”/ Kapiteni i ekipit të Gjimshitit: Edhe ushqimet i porosisim online

Situata në Itali paraqitet shumë serioze, teksa numri i të prekurve nga Koronavirusi është gjithnjë e më i lartë, po ashtu edhe viktimat e lënë pas prej tij. Në shtetin fqinj u neglizhua shumë në hapat e parë, por tani të gjithë janë ndërgjegjësuar dhe po ndjekin me përpikmëri masat mbrojtëse, duke qendruar të izoluar. Aspak e lehtë kjo e fundit, megjithëse duket e vetmja mënyrë.

Kapiteni i Atalantës, pjesë e së cilës është edhe Berat Gjimshiti, ka dhënë një prononcim për mediat argjentinase, ku shpjegon gjendjen në Bergamo. Gomez shprehet se të jetosh në Itali këto kohë ngjan më tepër sin ë filmat horror, madje thekson se edhe ushqimet i porosisin online e më pas ua sjellin në shtëpi. “Të vetmit që kanë mbetur hapur janë supermarketet.

Mund të porositësh nga internet dhe të sjellin gjithçka në shtëpi. Nuk ka asnjë njeri nëpër rrugë, ngjan si të jesh në një film horror. Nuk po e ekzagjeroj. Ne marrim vazhdimisht lajme nga Argjentina. Do të ishte mirë nëse njerëzit do të nisnin t’i merrnin këto masa të nevojshme. Deri tani e kanë marrë shumë lehtë një situatë kaq të ndërlikuar. Të infektohesh është e lehtë. Në qendrën sportive ne flasim, duam të marrim një vendim për virusin. Në Bergamo ka 400 raste. E dimë se dashuria e tifoëve tanë është e madhe, por kemi nevojë që ata të respektojnë rregullat dhe të qendrojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë sulmuesi i Atalantës, Gomez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online