Shpesh kemi dëgjuar lojtarë shqiptarë që luftojnë për një vend në Kombëtare të huaja më me emër në arenën ndërkombëtare, duke i parë kuqezinjtë si një zgjedhje të dytë. Madje ka edhe të rinj që rrisin presionin e tyre ndaj Shqipërisë, duke kërkuar patjetër ekipin A, në të kundërt nuk pranojnë të bashkohen. Por situata të tilla nuk ndodhin vetëm te ne.
Një rast i ngjashëm vjen nga Anglia, atje ku talenti 23-vjeçar, Van Bisaka, kërkon ftesën nga Anglia për ndeshjet e këtij muaji. Sipas “The Mirror“, mbrojtësi i djathtë i Mançester Junajtid ka përcjellë mesazhin e pastër për trajnerin Sauthgejt, teksa në rast të mos grumbullimit kundër Polonisë dhe Shqipërisë, atëherë do të zgjedhë të përfaqësojë Kongon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/