Redi Jupi ishte i ftuar në “Zona Gol” gjatë mbrëmjes së djeshme, atje ku është rihapur sërish tema e diskutimit për largimin e Nevil Dedes. Përtej arsyes dhe vendimit nga ana e presidentit Halili, Jupi ka folur mbi mënyrën sesi funksionon klubi.
“Rasti që ndodhi me largimin e Dedes ishte negativi për të treguar sesi nuk duhet drejtuar klubi. Ka gjithmonë një plan B, edhe ne te U-21 nuk mund të paraqitemi dot në një ndeshje pa trajner. Nuk paraqitemi dot pasi e marrë përgjegjësinë unë pastaj.
Imagjino në ekipin e parë pastaj që të dalësh në ndeshje pa pasur trajner në stol. Duhet gjithmonë një alternativë. Pastaj ishte ndryshe rasti i Skënderbeut asokohe që ecte mirë pasi kishte dy ekspertë brenda, vetë Takaj që është njohës i mirë i futbollit, kishte qendër stërvitore dhe të grumbullimit dhe gjithashtu stadiumin.
Pra ka të bëjë e gjithë mënyra e organizimit në skuadër që gjithçka të rrjedhë në mënyrën e duhur. Më tepër sesa trajnerët, ishte Skënderbeu kampion vetë si skuadër, pa dashur që të ul meritat e trajnerëve”, u shpreh Jupi. /Sort Ekspres/