“Nuk na bëri përshtypje humbja me Anglinë”, Hysaj: Kemi menduar Andorrën dhe San Marinon si më të rëndësishme

Pasi zhvilloi dy përballjet kundër Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria ka udhëtuar në San Marino për të luajtur edhe ndeshjen e fundit të muajit mars. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë në këto kualifikuese të Botërorit, ndërsa njëkohësisht duhet edhe një goleadë. Jo vetëm për të heshtur kritikët pas ndeshjes me Andorrën, por edhe për të rregulluar statistikat në grup. I pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme ishte edhe kapiteni Elseid Hysaj.

“Humbja me Anglinë nuk është se na bëri shumë përshtypje. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Nëse do bënim një mrekulli të fitonim ndeshjen do ishte akoma më mirë. Kemi menduar për Andorrën dhe San Marinon si ndeshjet më të rëndësishme. Anglia ishte një ndeshje që çdo kush do të ëndërronte ta luante, pastaj rezultati nuk dihej si do dilte. Do jetë një ndeshje si ishte në Adorra. Janë një skuadër që rrinë mbyllur mbrapa. Kemi provuar disa lëvizje që të kemi sa më shumë hapësira dhe të kemi më shumë raste se me Andorrën. Është bukur të jesh kapiten. Është bukur të jesh pjesë e Kombëtares dhe e këtij grupi fantastik. Pastaj kur ke shiritin është ndjesi e bukur dhe duhet ta respektosh këtë shirit”, ka thënë Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *