Spanja shpallet kampione e Europës për të 4-tën herë në histori. Trajneri Luis De La Fuente është shprehur për mediat pas fitores kundër Anglisë se nuk mund të jetë më i lumtur se kaq. Ai ka duartrokitur skuadrën e tij për këtë sukses të jashtëzakonshëm, teksa thotë se kurorëzimi si kampion të Europës ishte tërësisht i merituar.
“Nuk mund të ishe më i lumtur, duke parë tifozët, lojtarët… sot ishte një ditë e mrekullueshme. Një ekip u kurorëzua me meritë kampion europian. Sot jam edhe më i lumtur e krenar dhe shpresoj që ky impuls të na shërbejë për të qenë më të mirë çdo ditë.
Gjithmonë mund të përmirësohemi. Ky është qëllimi ynë. Virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë që të jemi pak më të mirë dhe do ta arrijmë, sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë. Janë shumë të mirë”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Halit Delibashi-Sport Ekspres/