Harry Maguire ka mbetur i pakënaqur me arbitrimin në ndeshjen mes Anglisë dhe Francës. Mbrojtësi anglez ka thënë për mediat se goli i parë i “gjelave” ishte i parregullt, pasi fillimisht ishte shkaktuar goditje dënimi në dëm të Sakasë.
“I dobët. Vërtetë i dobët. Nga fillimi, 5-6 goditje dënimi që në 15 minutat e para dhe asnjë karton i verdhë. Për mua është një goditje dënimi për Bukayo-n (Saka) në rastin e golit të parë. Nuk mund të filloj të shpjegoj se sa keq ishte në të vërtetë performanca e tij”, ka thënë Harry Maguire./Halit Delibashi-Sport Ekspres/