Me trajnerin Murinjo në krye të Romës, Marash Kumbulla e ka të pamundur që të luajë në fushën e blertë. Për këtë arsye për mbrojtësin shqiptar do të mendohet një zgjidhe në merkaton e janarit. Udineze është ekipi i parë që ka shfaqur interesim për Kumbullën, ndërsa mediat italiane raportojnë se po mendohet formula e huazimit.
Shitja e mbrojtësit të Shqipërisë nuk është një variant në këtë moment pasi vlera e tij ka pësuar rënie të madhe dhe Roma do të humbiste shumë me një lëvizje të tillë. Duke pasur më tepër minuta në këmbë, Kumbulla mund të shitej për më tepër para në merkaton e verës nëse arrin që të shkëlqejë te skuadra ku pritet që të huazohet. /Sport Ekspres/