Nuk mjafton super Strakosha, Milani i Gatuzos shkon në finale me rekord!

Një betejë e vërtetë! 120 minuta dhe penalltitë, dy pritje spektakolare nga Strakosha dhe Donaruma, për të mbyllur seritë e 11-të metërshave me Alesio Romanjolin, pikërisht tifozi i çmendur i Lacios, që eliminon skuadrën e zemrës, dhe dërgon Milanin në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet në “Olimpico” të Romës përballë Juventusit. Një ndeshje që ka pasur praktikisht gjithçka që duhet të ketë futbolli: emocione, hidhërim për raste të humbura, kartona, por edhe sidomos fair-play dhe, natyrisht, penalltitë.

Ajo lotari që në fund pa fitues ekipin e Gatuzos, që shkon 13 ndeshje radhazi pa humbje, një rekord. Një seri penalltish që ka parë protagonistë të dy portierët, teksa 120 minuta u mbyllën pa gola, por me raste nga një anë në tjetrën, me Nikola Kaliniç që praktikisht gaboi një gol të sigurt në minutat e fundit të kohës shtesë. Një hidhërim që më pas u kthye në gëzim, pasi Alesio Romanjoli, një lacial “i thekur”, siç edhe ai e quan veten, shënoi nga pika e bardhë golin që vulosi kalimin në finale të Milanit dhe eliminimin e Lacios. Asnjë festim, thjesht duart lart në qiell…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online