“Nuk meritonim vërshëllimat”! U mposht me 4 gola nga Italia, Montela e ka me tifozët turq: Nuk e prisja pas asaj që kemi bërë e vitet e fundit

Udhëtimj drejt Italisë ishte i hidhur për Vinçenco Montelën. Turqia e tij u mposht me shifrat e thella 4-1 nga Italia. Pas përfundimit të ndeshjes, Montela ka folur për “Sky Sports”, ku ka rrëfyer edhe rrugëtimin e vetë në Ligën e Kombeve.

“30 minutat e para ishin për t’u harruar. Nuk ishim të përqendruar mendërisht dhe, për të luajtur në këtë nivel çdo tri ditë, nevojitet diçka më shumë. Dy vite më parë ishim në Serinë C, vitin e kaluar fituam Serinë B dhe duhet të përmirësohemi. Për mua, këto janë mësime të rëndësishme.

Jo, tifozët vërshëllyen edhe pas rezultatit 1-0, dhe ata (lojtarët) nuk e meritonin. Në fund të pjesës së parë, patjetër që po. Në fillim kishte një atmosferë të mrekullueshme. Nuk e prisja një gjë të tillë, sidomos duke marrë parasysh atë që ka bërë skuadra në tre vitet e fundit”, ka deklaruar Vinçenco Montela./Sport Ekspres/