“Nuk mendoj për merkato dhe festë titulli, vetëm Kombëtare”! Shpërtheu te Tirana, Taulant Seferi: Ky është vetëm fillimi

Taulant Seferi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Sulmuesi shpërtheu te Tirana me 19 golat e shënuara duke i ndihmuar bardheblutë për të arritur te titulli. Por Seferi është shprehur se ky është vetëm fillimi për të.

“Në mars kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe jam i bindur se do të bëjmë hapin e madh. Tirana kampion? Mbaroi pas feste, tani jam i përqendruar te Kombëtarja. E di se konkurrenca është e fortë, dua ta bind trajnerin për ta aktivizuar. Në Islandë jemi vetëm për tre pikët. Sezoni më i mirë për mua te Tirana? Ky është vetëm fillimi për mua, më herët kam pasur probleme me lëndimet. Nuk mendoj as për merkaton tani, i fokusuar vetëm te Shqipëria”, tha Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *