“Nuk më zuri gjumi natën për rastin e humbur me Barcelonën”, Asllani: Do ta shohim nëse vjen prapë ai rasti, do ta pasoj apo do ta gjuaj…

Kristjan Asllani mund të marrë frymë lirisht pas asaj që ndodhi në Camp Nou. Lojtari shqiptar humbi rastin e pastër për t’i dhënë Interit kualifikimin, por fatmirësisht për shqiptarin, zikaltërit ia kanë dalë me fitoren kundër Plzen. Në përfundim të takimit, Asllani tregoi se nuk kishte fjetur pas mbrëmjes ndaj Barcelonës.

“Kualifikimi nga grupet e Champions League është një emocion i madh, veçanërisht për mua që jam tifoz i Interit që fëmijë. Ishte një grup i vështirë që duhet ta mbyllja unë në Camp Nou, por shkoi keq. Nuk fjeta gjithë natën për atë gabim që bëra ndaj Barcelonës. Djemtë më ngushëlluan. Do të mundohem që ta kompensoj atë gabim. Do ta shohim nëse do të vijë prapë ai rast si ndaj Barcelonës, nëse do të gjuaj apo do të pasoj”, tha Asllani mes buzëqeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *