Një epokë ka përfunduar te Liverpuli, Jurgen Klop është larguar pas 9 vitesh. Qëndrimi i tij në pankinën e klubit të njohur anglez shënoi padyshim një epokë dhe krijoi kujtime të paharueshme. Edhe pas largimit të tij, Klop qëndron besnik i përjetshëm i Liverpul dhe urren dy klubet kundërshtare.
“Kam dëgjuar shumë gjëra këtu në Liverpool. Nuk më pëlqejnë United, nuk më pëlqen Everton. Mund të them të gjitha llojet e gjërave për ta, por nuk do ta bëj sepse këtë do ta shikojnë edhe fëmijët“, tha Klop. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/