Mehmeti ka dalë në konferencën për shtyp pas marrjes së detyrës te Partizani. I pyetur për titullin kampion dhe vazhdimin e garës, trajneri ka kërkuar pak qetësi.
“Titulli? Më lini pak kohë, e kam javën e parë, pastaj flasim prapë. Falenderoj presidentin, tifozët dhe klubin. Mua nuk më lidh vetëm kontrata financiare me klubin, por shumë më tepër, respekti dhe dashuria për të. Tifozeria ka qenë e mrekullueshme dhe në momentet më të errëta”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/