“Nuk më dhanë as 1 euro për të qëndruar”, Thiago Silva rrëfen arsyen e largimit nga PSG: A ka më keq se keq?

Thiago Silva ka folur sa i përket arsyes së largimit nga PSG. Për herë të parë mbrojtësi brazilian tregon se nuk është respektuar nga ana e drejtuesve të klubit francez sa i përket kontributit të dhënë përgjatë këtyre viteve. E pikërisht për këtë arsye do të vinte kalimi te Chelsea në Premier League.

Gjatë një interviste për “Four Four Tëo”, Silva ka prekur edhe temën e largimit nga PSG: “Ata nuk më ofruan kurrë diçka. Nuk thanë as: “Thiago, a pranon 1 euro që të qëndrosh me ne?”. Absolutisht asgjë, kjo më mërziti shumë. A ka më keq se kaq? Unë meritoj më shumë respekt, nuk isha vetëm për një sezon ose disa muaj aty, ishin 8 vite dhe si kapiten, ku ngrita disa trofe. Për të njëjtën arsye është larguar edhe Cavani”, u shpreh Silva. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *