Gazmend Demi ka dhënë një intervistë për emisionin “Rubrika Sportive“ në “RTSH Sport“, ku ka folur më tepër rreth projektit të Partizanit. Presidenti i të kuqve bën me dije se do të impenjohet edhe më shumë me klubin, si dhe tregon kënaqësinë e përfundimit të kompleksit të ndërtuar së fundmi prej tij, pasi në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të kursejë të ardhura për Partianin. Sa i përket ecurisë së ekipit me Ilir Dajën, Demi është shprehur se nuk ndjen zhgënjim për këtë pjesë, pasi gëzon një respekt të madh për trajnerin kryeqytetas.
“Mos të bëj qaramanin tani, me mund dhe me halle i kam kaluar këto vështirësi, falë edhe ndihmës së miqve dhe Zotit. Ata që merren me sportin e dinë shumë mirë çfarë hallesh ka sporti dhe nuk kam pasur shumë kohë të merrem direkt me ekipin. Shpresoj që të vë edhe unë ca kushte të miat , që të jem më shumë me ekipin. Kam folur me drejtorin, po shohim nëse gjejmë një ndihmesë për pjesën sportiv. Do çdo pozicion rolin e vetë, që nga marrja e lojtarëve dhe te shitja e lojtarëve. Kështu që them se do më impenjojë në një kohë më të madhe. Shpresoj që vitin tjetër, të gjithë bashkë, sepse një njeri nuk e bën dot, të bëjmë gjëra sa më të bukura për Partizanin, tifozerinë e Partizanit dhe për ekonominë time. Të fillojmë të kursejmë, të bëjmë sa më pak shpenzime, sepse vetëm shpenzime kemi pasur këto kohë. Ekipin e Tiranës unë e kam ndihmuar vit për vit duke i marrë stadiumin dhe s’kanë qenë shifra të vogla.
Zhgënjimet e këtij viti te Partizani? Ndonjë zhgënjim të madh nuk kam pasur. Tani u mësova me futbollin, kam 10 vjet. Ndonjëherë nisesh për të shkuar lart dhe rri atje te mesi. Me Ilir Dajën kishim një marrëdhënie shumë respekti. Nuk mund ta quaj zhgënjim, por një peng që nuk ka eci puna të dyve bashkë. Më ka dhënë kënaqësi mbarimi i kompleksit. Me qetësi dhe korrektesë me stafet tona, kam bindje se Partizani do të eci mirë. Nuk kam mbrojtur Tan Mehmetin, kam mbrojtur logon e Partizanit, sepse logoja e Partizanit është më e madhe edhe se Gaz Demi. ”, ka deklaruar Gazmend Demi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/