“10 klubet e Superiores kanë sjellë nga një kandidat”, Jaupaj shpjegon programin e ri të sjellë nga FSHF-ja: Është një çertifikim nga UEFA

Edlira Jaupaj ka shpjeguar gjatë emisionit “Ora Sport“ në ”Ora TV” programin e ri që FSHF ja sjellë në Shqipëri. Bëhet fjalë për çertifikimin në menaxhimin e futbollit. Federata Shqiptare ka realizuar me sukses aplikimin në UEFA dhe në qershor do të japë diplomimet e para për 30 pjesëmarrësit.

“Doja të ndalesha te një program që ne aktualisht po e bëjmë dhe në qershor kemi diplomimin. Është CFM-ja, që quhet Certificate of Football Managemant. Është një çertifikim nga UEFA. Ne e kemi marrë që nga viti që shkoi. Në fakt, aplikimi ka ndodhur edhe një vit më përpara. Ne aplikuam në UEFA për të marrë këtë program në Shqipëri. Pra, të jetë një edicion shqiptar.

Ne e realizuam dhe e nisëm vjet në tetor. Është një program 9-mujor, mund të shkojë edhe 10. Është një program i cili ndihmon në menaxhimin e futbollit shqiptar. 10 klube të Superiores kanë sjellë nga një kandidat. 20 vetë janë nga Shqipëria dhe 10 janë nga Federata të ndryshme të vendeve të tjera. 10 janë nga Federata Shqiptare dhe 10 janë nga klubet.

Do të ndikojë shumë në marketing, PR, operacione, strategji, njohje me futbollin. Pra, edhe një person që nuk luan futbolll dhe nuk e di se çfarë është, aty e mëson. Di se si është ndërtuar UEFA, si është ndërtuar FIFA. Është një program që ngre kapacitetet dhe ne kemi kërkuar të jenë nga menaxhimi, jo të jenë lojtarë. Kjo është vetëm për pjesën e menaxhimit“, ka shpjeguar Edlira Jaupaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online